Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i shoqëruar nga zëvendsministri Hysen Durmishi, dhe kryetari i Podujevës, Shpetim Bulliqi, kanë mbajtur sot konferencë për media, në të cilën kanë folur për punimet në rrugën Podujevë-Prishtinë.
I pyetur nga Raporto24, se sa parashihet që të përfundohen punimet në këtë rrugë, ministri Aliu ka thënë se parashihet të zgjasin maksimalisht tri vite.