No menu items!

Haradinaj: KFOR-i nuk është palë në veri, Kurti s’mund t’i vendos afate e as kushte

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke folur për barrikadat e vendosura në veri, ka thënë se KFOR-i nuk është palë dhe nuk mund të konsiderohet si i tillë.

Në një konferencë për media, ai i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të heqë dorë nga siç ka thënë, retorika e tij kundërshtuese dhe kushtëzuese ndaj KFOR-it.

Sipas tij, veprimet dhe deklarimet e pamatura të kryeministrit dhe të vartësve të tij, po e rëndojnë situatën në pjesën veriore të vendit, raporton Telegrafi.

“Kurti e njerëzit e tij nuk janë duke vepruar drejt. Veprimet dhe deklarimet e pamatura të tyre janë duke e rënduar situatën. KFOR-i nuk është palë dhe nuk mund të konsiderohet si i tillë. Ndaj, nuk mund t’i vendosen afate kohore e as kushte. Misioni i tyre është i qartë dhe i pastër si loti. Palë në Kosovë nuk janë as Uashingtoni e as Brukseli. Ata janë aleatë të paqes e të sigurisë në Kosovë”.Kryeministri duhet të heqë dorë nga retorika kundërshtuese e kushtëzuese ndaj tyre. E ardhmja e Kosovës është e lidhur përjetësisht me aleatët ndërkombëtarë posaçërisht me Amerikën. I bëj thirrje kryeministrit që të mos përdorë praktikë vepruese ndaj KFOR-it sikur ajo të jetë palë”, është shprehur para gazetarëve Haradinaj të martën.

Ai tutje ka thënë se situata në veri të Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze.

“Platforma luftënxitëse e Vuçiqit dhe njerëzve të tij të instaluar në veri po i kalon vijat e kuqe. Ai duhet urgjentisht të urdhërojë heqjen e barrikadave e t’i kthehet tryezës së dialogut. Ai nuk mund ta sfidoI pari i AAK-së ka pasur një kërkesë edhe për serbët e Kosovës.

“Mos të bien pre e kalkulimeve politike të askujt e as të Vuçiqit. E ardhmja e tyre është në Kosovë, në paqe e harmoni me të gjithë të tjerët. Andaj, largohuni nga barrikadat. Barrikadat sot janë vetëm interes i Putinit, por jo edhe i serbëve dhe shqiptarëve”. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.