Teksa të gjithë po ndiqnin Botërorin në Katar, Mario Balotelli bëri një pushim nga futbolli në Maldive. Ai postoi një foto në rrjetet sociale me një zeshkane spektakolare.
Por kush është ajo?
Njihuni me Françeska Montin, të dashurën e re të Mario Balotellit.
Ajo ka lindur në vitin 1998 dhe është tetë vjet më e re se Mario. asgjë më shumë nuk dihet për vajzën. Në rrjetet e saj sociale, ka vetëm dy foto nga Balotelli, vetëm nga plazhet.
Vajza u takua me futbollistin vitin e kaluar. Ata nuk e bënë të ditur lidhjen e tyre, por nuk po e fshehin më.
Pak ditë më italiani ka postuar një emoji me unazë, por ende s’dihet se a do të martohen së shpejti.