No menu items!

Deklarohet Policia për plagosjen brenda një lokali në Prishtinë

Një person është plagosur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 21:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

U qëllua me armë zjarri, ky është personi që mbeti i plagosur në lokalin ‘Exit’ në Prishtinë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.