No menu items!

Çfarë thotë pjesëtari i FSK-së për plagosjen në Shtërpcë? Avokati tregon versionin e Azem Kurtajt.

Kujtim Kërveshi, avokat i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, e ka quajtur “propagandë të kontaminuar politikisht” cilësimin e plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcës si “vrasje në tentativë”.

Ai tha se i beson klientit të tij dhe se versioni i Azem Kurtajt “është i thjeshtë”. Sipas tij, Kurtaj dhe shoku i tij kishin marrë rrugë për “trip” dhe se papritur atyre u doli punë me një turmë njerëzish.

Ata kanë marrë një rrugë pa kurrfarë qëllimi të keq. Janë ballafaquar me një grup njerëzish”, tha Kërveshi në Frontal të T7.

Duke mohuar se rasti ishte i motivuar etnikisht, Kërveshi tha se klienti i tij “nuk ka pasur kurrfarë shtytje kombëtare për të reaguar ashtu siç ka reaguar” dhe se “në momentin që e kam takuar, më ka thënë e kam bërë në vetëmbrojtje”.
Sipas versionit të Kurtajt, ai fillimisht ka shtënë në ajër, pasi ishte bllokuar nga turma.

“Predhën e dytë, nga pamundësia për të lëvizur, e ka shkrepur në drejtim të tokës”, thotë avokati.

Ai tha se klienti i tij është “shëndosh e mirë”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.