Personalitetet e UÇK-së mblidhen përsëri, deputeti i PDK-së i pret në konak

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka pritur në shtëpinë e tij disa nga personalitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se UÇK i bashkon dhe sipas tij me këtë bashkim Kosova është çliruar dhe ka fituar pavarësinë.

“Sonte në shtëpinë time mirëprita disa nga personalitetet kryesore të UÇK-së të cilëve historia ju dha një rol sakrifikues në luftën tonë çlirimtare. UÇK NA BASHKON! Mbi këtë bashkim Kosova i korri dy sukseset më të shënuara në histori: ÇLIRIMIN nga Serbia de PAVARËSINË. Mbi këtë bashkim të gjitha gjeneratat e reja në politikë e kanë më të lehtë për të krijuar platforma politike të cilat do prodhojnë perspektiva zhvillimore për ekonominë dhe mirëqenien sociale të këtij vendi. UÇK NA BASHKON!”, ka thënë Kastrati.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU