No menu items!

PDK zgjedh kryetarin e të rinjeve dega në Prishtinë

Trim Syla do të jetë kryetar i të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, i cili tha se partia që ai drejton është për t’i dhënë zë rinisë.

Prezenca e tyre e madhe dëshmoi se platforma e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i dhënë rinisë zë, hapësirë dhe përgjegjësi në vendimmarrje ka nxitur vullnetin dhe aktivizimin e tyre”.

”Në një garë fer dhe demokratike, delegatët e Rinisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet zgjodhën Kryetar në këtë mandat, aktivistin shumëvjeçar, Trim Sylën”.

PDK do të vazhdojë të jetë adresa kryesore politike në vend e cila do t’i ofrojë gjithmonë rinisë rolin kryesor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.