Më 17 shkurt do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën Speciale për ish krerët e UÇK-së, e pas kësaj kanë pasuar reagimet, shkruan Raporto24.
Ndër to është edhe reagimi i avokatit Armend Shkoza, i cili caktimin e kësaj seance në ditën e shpalljes së pavarësisë e ka cilësuar si provokim të qartë.
Statusi i plotë i avokatit Armend Shkoza:
Gjykatë e Kosovës, e cila në ditë të festës zyrtare, e jo tjetër datë pos përvjetorit të shpalljes së pavarësisë të shtetit të popullit në emër të të cilit është duke gjykuar, cakton seancë gjyqësore! Gjykimin ndaj kujt, krerëve të UÇK-së!
Provokim i qartë. Por ne bajmë sepse jemi mësu me barrë të tillë.
Plotësoni aktakuzën edhe për shpalljen e pavarësisë. Ndoshta kështu arsyetohen qëllimet çlirimtare të Rojeve të Urës!