No menu items!

Memli Krasniqi sërish vizitë zyrtare në SHBA, pritet të zhvillojë takime në DASH

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lideri i opozitës kosovare është i ftuar të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Zyra e Komunikimit të PDK-së ka konfirmuar se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, lideri i PDK-së do të zhvillohë edhe takime tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat.

Kjo është vizita e dytë në një periudhë të shkurtër që lideri i opozitës kosovare viziton SHBA-të pas asaj që kishte në muajin nëntor të vitit të kaluar. /Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.