Në një situatë ku heqja dorë nga muzika deri diku po shndërrohet në ‘trend’ për një pjesë të artistëve, u komentua jo pak nëse edhe Arian Agushi po e bën një gjë të tillë, shkaku i bindjeve të forta fetare që ai i prezanton.
Ishte reperi i famshëm Feroi, i cili së fundmi u largua përfundimisht nga muzika duke iu përkushtuar totalisht fesë myslimane, me ç’rast ndërroi edhe emrin në “Khattab”.
njëjti tha se kush kyçet në Islam, duhet t’iu bindet të gjitha rregullave fetare, e jo vetëm atyre që ata dëshirojnë, kritika këto të cilat i nisi për këngëtarin Gold AG, i cili po ashtu dikur ishte reper, e pas kyçjes në Islam u largua nga repi. Pavarsisht ndërrimit të zhanrit, Gold AG muzikën nuk e ndali, anipse në Islam muzika është mëkat.
“E kam dëgju çka ka thënë Fero, jo çka kanë thënë portalet, kushdo që e ka shpif atë lajm edhe e kam pa që se ka pas për mua. Po ku me gjujtë, hajt te ky se klikohet. Unë nuk jam prek hiç, absulutisht. Prej tij nuk isha prek nëse kishte me thënë edhe atëherë kur se ka pas Islamin primar, sepse e kam respektu, e më ka respektu gjithmonë”, u shpreh Gold AG për Prive.