No menu items!

A do të japë dorëheqje pasi Ligji për KPK u shpall anti-kushtetues?-flet ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mbajtur sot një konferencë për media pasi Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial pas shkeljeve të shumta që kanë gjetur.

Ajo ka folur për kërkesën e opozitës për dorëheqje, duke thënë se një kërkesë e tyre po vjen pasi e kanë parë vullnetin dhe seriozitetin e Qeverisë Kurti për të jetësuar reformën në drejtësi.

Por thotë se s’është aty për t’i plotësuar kërkesat e opozitës.

“Për çfarë të japë dorëheqje. Ndoshta është mirë të pyetet opozita pse po e kërkojnë. Prej kur e kam marrë mandatin jam ballafaquar më kërkesat për dorëheqje, sepse konsideroj se kur e kanë parë vullnetin tonë dhe seriozitetin tonë për të jetësuar reformën në drejtësi, kanë filluar me kërkesat për dorëheqje.

Kërkesa për dorëheqje s’do të jetë e para as e fundit. Përsa kohë jemi duke iu shërbyer qytetarëve, ata do të vazhdojnë të bëjnë kërkesa të tillë. Por unë s’jam këtu për t’i plotësuar kërkesat e opozitës.

Por s’do të ndalemi pavarësisht sfidave”, ka thënë Haxhiu.

E pyetur për cilësimet në të kallurën si “super-kriminel” për ata që e kanë shkelur Kushtetutën, Haxhiu ka thënë se qeveritë e kaluara s’kanë shërbyer për interesat e qytetarëve.

“Në të kaluarën kemi pasur qeveri që s’i kanë shërbyer interesave të Kosovës por i kanë shërbyer interesave të tyre. Në të kaluarën kemi pasur keq-qeverisje, jo qeverisje. Ju kanë shërbyer individëve, oligarkëve. Tashmë ka një qeverisje që iu shërben qytetarëve.

Në të kaluarën kur ka pasur një reformë në drejtësi e kemi mbështetur si opozitë”, ka shtuar tutje ajo./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.