Protestat kundër partisë së ekstremit të djathtë përfshinë Gjermaninë gjatë fundjavës. Por a duhet të ndalohet AfD?
Më shumë se 900,000 njerëz dolën në rrugët e qyteteve kryesore të Gjermanisë fundjavën që lamë pas, për të denoncuar Alternativën për Gjermaninë (AfD).
Demonstrimet pasuan lajmet e javës së kaluar se disa anëtarë të partisë së ekstremit të djathtë kishin marrë pjesë në një takim sekret nëntorin e kaluar, ku dyshohet se diskutuan planet për dëbimet masive të emigrantëve dhe gjermanëve me prejardhje migrante.
Me slogane të tilla si “ndaloni AfD-në tani”, “të gjithë kundër fashizmit”, “të bashkuar kundër urrejtjes” ose “kurrë më”, duke iu referuar gjenocidit të hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët kanë protestuar që nga koha kur media investigative Correctiv shkruajti për ngjarjen.
“Dua ta them me zë të lartë dhe qartë: ekstremistët e krahut të djathtë po sulmojnë demokracinë tonë”, tha të premten kancelari gjerman Olaf Scholz në një video-mesazh drejtuar më shumë se 20 milionë qytetarëve gjermanë me prejardhje migrante, përcjell Telegrafi.
Shqetësimi në rritje për AfD
Nga ana e saj, AfD e ka cilësuar raportin si një “përrallë” dhe tha se media e kishte “fryrë” takimin.
Por skandali ka ringjallur një debat nëse partia e ekstremit të djathtë duhet të ndalohet.
Muajin e kaluar, AfD fitoi kryebashkiakun e saj të parë në një qytet në Saksoni.
Në nivel kombëtar, AfD është me 22%, menjëherë pas Unionit Demokristian dhe partnerit të tij, Unionit Kristian Social të Bavarisë, me 31%.
Dhe ka shqetësime në vend për ngritjen e së djathtës ekstreme, e cila ka 78 vende në Bundestag, parlamenti gjerman.
Partia është shpallur ‘ekstremiste në mënyrë të dukshme’ nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës në Saksoni dhe 42% e gjermanëve janë në favor të ndalimit të saj, sipas një sondazhi të Ipsos.
Por a mund të ndalohet AfD?
Në qershor, një studim i Institutit Gjerman për të Drejtat e Njeriut mbi mundësinë e ndalimit të AfD e solli këtë çështje në qendër të vëmendjes.
Studimi tha se AfD përbën një rrezik të tillë për rendin demokratik të vendit “ajo mund të ndalohet nga Gjykata Kushtetuese Federale”.
AfD mund të ndalohet ligjërisht sepse qëllimet e saj të qarta janë “të eliminojë rendin themelor të lirë demokratik” dhe “të heqë garancinë e dinjitetit njerëzor” të parashikuar në kushtetutën e Gjermanisë, pretendon instituti.
Këto grupe ende monitorohen nga shteti, “por në thelb është e pamundur të ndalosh një grup ekstremist vendas në Amerikë”, thotë Vidino.
Në anën tjetër të spektrit, ai tregon vende si Gjermania.
“Ka një tolerancë shumë të ulët ndaj grupeve ekstremiste, edhe nëse jo drejtpërdrejt të dhunshme”.
Por edhe në vendet ku partitë ekstremiste mund të ndalohen, vendimi “nuk është marrë kurrë lehtë, për një sërë arsyesh”, thekson Vidino.
“Para së gjithash, ka një proces të komplikuar ligjor. Por ka edhe një anë politike të saj, që çon në pyetjen nëse do të ndalonim edhe grupet ekstremiste në të majtë, si ato mjedisore”.
Ka edhe një çështje praktike, mendon Vidino. “Nëse ndaloni një grup, ai nuk zhduket thjesht. AfD ka miliona mbështetës – problemi që ajo paraqet nuk zgjidhet pasi të ndaloni partinë. Në fakt, ju mund të humbni kontrollin që keni mbi të duke shpërbërë partinë”.
Çfarë duhet bërë atëherë?
Vidino thotë se mjeti më i mirë për të luftuar partitë ekstremiste është monitorimi.
Por ka edhe të tjera mënyra.
Sipas Titz, një zgjidhje që ka rezultuar efektive në dobësimin e tërheqjes së partive ekstremiste të së djathtës ekstreme si AfD është forcimi i edukimit mediatik drejt demokracisë, veçanërisht në zona si ish-DDR, në Gjermaninë lindore.
“Ju keni një nivel të lartë skepticizmi ndaj demokracisë në tërësi, dhe ajo që vërtet ndihmon, statistikisht, është të investoni në programe pikërisht atje”, tha ajo. /Telegrafi/