Apple iPhone 15 Pro Max kushton pak më shumë për t’u prodhuar se modeli i vitit të kaluar dhe kjo ndikohet nga çipi i ri, kutia prej titani dhe kamerat e reja.
Kompania analitike, Counterpoint Research ka publikuar një raport në të cilin rendit çmimet e komponentëve në prodhimin e modelit iPhone 15 Pro Max. Telefoni i përmendur shitet në treg me çmimin 1199 dollarë.
Për modelin bazë me 256 GB hapësirë ruajtëse, procesor A17 dhe kamerë të re telefoto, Apple po shpenzon 502 dollarë për të gjithë komponentët e telefonit në prodhim.
Analiza zbulon se komponentët për iPhone 15 Pro Max janë 37.7 dollarë më të shtrenjtë se modeli i vitit të kaluar iPhone 14 Pro Max, i cili gjithashtu u prezantua me një çmim prej 1,199 dollarë.
Kështu, chipset A17 Pro është 30 dollarë më i shtrenjtë se A16 Bionic, kryesisht për shkak se është krijuar në procesin e prodhimit 3nm.
Kamera telefoto me periskop u fut në iPhone për herë të parë, duke rritur çmimin e sistemit të plotë të kamerës me 25,10 dollarë më shumë.
Një rritje shtesë e çmimit u shkaktua nga shtimi i një kuti titani.
Apple ka rritur sasinë e RAM-it në modelin iPhone 15 Pro Max, e cila tani është 8 GB (në vend të 6 GB në paraardhësin). Për shkak të rënies globale të çmimeve të memories, çmim më i ulët është shënuar në këtë segment, si dhe për ekranin e ofruar nga Samsung Display dhe LG Display.
Është interesante se komponentët përbëjnë 42 për qind të çmimit total për iPhone 15 Pro Max, dhe pjesa tjetër përfshin koston e prodhimit, marketingut dhe kostot e kërkimit dhe zhvillimit. /Telegrafi/