No menu items!

A e dini sa shpesh duhet ta ndërroni ulësen e tualetit?

Është një prej artikujve më të përdorur në shtëpi, por shumë njerëz harrojnë ta ndërrojnë.

Bëhet fjalë për ulësen e tualetit, që është bërë temë diskutimi se sa shpesh duhet të ndërrohet, duke qenë se pak e mendojmë këtë aspekt, shkruan The Mirror.

Mesatarisht, njerëzit e përdorin banjën midis gjashtë dhe shtatë herë në ditë, megjithëse mund të jetë shumë më tepër për disa, veçanërisht për të moshuarit ose gratë shtatzëna.

Megjithatë, shumica dërrmuese e përdoruesve në Reddit pranuan se e ndërrojnë sediljen e tualetit vetëm kur prishet.

Por, sipas Summer Little, ekziston një periudhë e caktuar kur duhet ta ndërroni ulësen e tualetit dhe sipas kompanisë kjo duhet të bëhet çdo pesë vjet, në varësi të përdorimit të tyre.
Ju duhet zëvendësoni sediljen e tualetit çdo pesë vjet ose më shumë, në varësi të përdorimit. Askush nuk dëshiron të përshëndetet nga një ndenjëse e ngurtë tualeti, por kur e shihni se ka një çarje ose njolla pas pastrimit, atëherë ju duhet ta ndërroni”. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.