No menu items!

A e shkeli ligjin drejtori i Përparim Ramës – Bekim Brestovci kur hapi biznes me të fejuarën?

Bekim Brestovci, i cili mban dy pozita kyçe në Komunën e Prishtinës – drejtor i Inspektoratit dhe i Shërbimeve Publike – është futur në qendër të vëmendjes pas hapjes së një biznesi privat që ngre dyshime serioze për shkelje ligjore.

“Lina&Kim Consulting” SHPK është regjistruar në janar të këtij viti në emrin e Brestovcit.

Ndonëse ende nuk dihet nëse biznesi është regjistruar drejtpërdrejt nga ai apo nga e fejuara e tij, Angelina Shala, të dhënat nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve tregojnë se të dy figurojnë si ortakë, me nga 50% të aksioneve.

Por këtu lind problemi.

Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht neni 15, një zyrtar i lartë publik nuk guxon të mbajë pozita menaxheriale në kompani private, përderisa është në funksion publik.

Ky nen e ndalon qartë një gjë të tillë, duke synuar të shmangë çdo përfshirje të zyrtarëve në aktivitete që mund të cenojnë integritetin e funksionit që ata e ushtrojnë.

Zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher, anëtar i ndonjë organi menaxhues apo kontrollues të ndërmarrjeve private”, thuhet në ligj.

E nuk është hera e parë që zyrtarë publikë janë përballur me probleme të tilla.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka trajtuar raste të ngjashme në të kaluarën, ku zyrtarë të ndryshëm janë kapur duke ushtruar funksione në sektorin publik, teksa kishin përfshirje aktive edhe në biznese private.

Tash mbetet të shihet nëse AKK do ta trajtojë këtë rast dhe çfarë masa do të merren ndaj Brestovcit, i cili duket se nuk ka respektuar rregullat që vetë i ka pranuar me marrjen e pozitave publike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.