No menu items!

“A jeni çmendur ju dy?” – Historia e veçantë e çiftit me çanta shpine dhe 30 euro në ditë…. nga Brazili në Indi, përmes Ohrit e Shkupit

Ata lanë punën e tyre, shitën gjithçka që mundën dhe me një buxhet të kufizuar dhe entuziazëm të pakufizuar, brazilianët Edra dhe Gabrieli u nisën për një udhëtim rreth botës. Në mënyrë që udhëtimi që i çoi në Maqedoninë e Veriut të zgjasë sa më shumë, ata angazhohen të kultivojnë patate, kujdesen për delet, lajnë enët, në këmbim të akomodimit dhe ushqimit.

Ata lanë punën e tyre, shitën gjithçka që mundën dhe me një buxhet të kufizuar dhe entuziazëm të pakufizuar, brazilianët Edra dhe Gabrieli u nisën për një udhëtim rreth botës. Në mënyrë që udhëtimi që i çoi në Maqedoninë e Veriut të zgjasë sa më shumë, ata angazhohen të kultivojnë patate, kujdesen për delet, lajnë enët, në këmbim të akomodimit dhe ushqimit.

A jeni çmendur ju dy?

Kjo ishte një nga pyetjet që disa miq ia bënë çiftit brazilian Edra Stock dhe Gabriel Foz kur këta dy u thanë se donin të udhëtonin nëpër botë me pak para dhe shumë ndalesa auto-stop. Aventura që nisi në mars të këtij viti dhe nuk dihet se kur do të përfundojë, i çoi ata në Shkup dhe Ohër këtë verë.

Kjo ishte një nga pyetjet që disa miq ia bënë çiftit brazilian Edra Stock dhe Gabriel Foz kur këta dy u thanë se donin të udhëtonin nëpër botë me pak para dhe shumë ndalesa auto-stop. Aventura që nisi në mars të këtij viti dhe nuk dihet se kur do të përfundojë, i çoi ata në Shkup dhe Ohër këtë verë.

Edra, 32-vjeçare, me profesion stomatologe, ka punuar edhe si mësuese e gjuhës portugeze. Ndërsa Gabrieli, 36-vjeçar, është specialist marketingu. Ata janë bashkë prej dhjetë vjetësh dhe të martuar janë që shtatë prej tyre.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra jonë të shkojmë në vende që nuk janë aq të zakonshme për ne në Brazil. E kuptuam që po plakemi, kështu që ishte koha për të bërë diçka të tillë. Nëse jo tani, kur?”, tha Edra gjatë bisedës për Radion Evropa e Lirë.

Ata janë nga qyteti i vogël Promisao, që shtrihet në periferi të Brazilit, ku thonë se jo të gjithë njerëzit janë të hapur ndaj përvojave të tilla.

“Çdo vend ku shkojmë është gjithnjë e më larg Brazilit, kështu që është e panjohur për të afërmit dhe ata pyesin nëse jemi të sigurt, por ata na kanë mbështetur që në fillim”. Është mirë që mund t’u tregojmë se sa e mrekullueshme është dhe se diçka e tillë është e mundur”, shtoi Edra.

Ata treguan se kanë kursyer përgjatë dy vjetëve pasi vendosën se donin të realizonin ëndrrën e tyre – të shihnin sa më shumë vende që të jetë e mundur, por me një buxhet të kufizuar. Ata lanë punën, shitën të gjitha mobiliet dhe veturën. Gjëja më e rëndësishme për ta ishte të përgatiteshin mirë psikologjikisht.

Nga Sao Paulo, Brazil, ata fluturuan për në Francë. Duke udhëtuar herë me autobus e herë auto-stop ata vizituan edhe Spanjën, Hungarinë, Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ata tani janë në Bullgari.

Ndalesa tjetër, thanë ata, ndoshta do të jetë Turqia, pastaj ndoshta Gjeorgjia, një nga vendet e Kaukazit…

Për pyetjen se ku do të jeni muajin tjetër, përgjigja ishte: nuk e dimë. Ata kanë një lloj ideje dhe plani, por duan që ai të jetë spontan. E vetmja gjë e sigurt është se në fund të vitit ata duan të jenë në Indi dhe më pas mund të shkojnë në Azinë Juglindore.

Orientimi: Banorët vendas para Google

Ata nuk udhëtojnë si turistë “klasikë”, por si njerëz që duan të ndiejnë, vërtet, frymën e vendit që vizitojnë dhe të takojnë njerëz e të njohin kultura të reja. Kjo është arsyeja pse rekomandimi nga vendasit se çfarë të shohin ose ku të hanë, është më i rëndësishëm për ta sesa një rekomandim nga Google.

“Po ecim ngadalë, hap pas hapi dhe nuk nxitojmë të shohim të gjithë qytetin. Ne përpiqemi të qëndrojmë sa më gjatë në qytete, por duam të kalojmë kohë edhe në fshatra”, tha Gabrieli.

Por, për të qëndruar diku më gjatë, duhet të shpenzojnë me kujdes, brenda buxhetit të planifikuar.

“Është ndryshe nga një pushim klasik, sepse ne nuk kemi para për të planifikuar 15 ditë pushime në vit. Për shembull, nuk mund të shpenzojmë më shumë se 1000 euro në muaj.

“Secili prej nesh mund të shpenzojë 15 euro në ditë, pra bashkë gjithsej 30 euro”, tha bashkëshortja.

Nëse një ditë u duhet të shpenzojnë më shumë se 30 euro, ditën tjetër mundohen të kursejnë. Ata shkëmbejnë shërbime, domethënë punojnë në këmbim të ushqimit dhe fjetjes.

“Kemi bërë shumë gjëra, por preferojmë të punojmë në fermë, me kafshë, në fshat. Në disa bujtina ne punojmë për mirëmbajtjen në këmbim të akomodimit. Në disa restorante, ne gatuajmë dhe lajmë enët në këmbim të një shujte. Mësuam të kultivojmë patate, të kujdesemi për delet. Shpresoj që në të ardhmen të mund t’i vëmë në përdorim disa nga këto aftësi”, tha braziliani.

Ata udhëtojnë me aeroplan vetëm kur duhet. Fillimisht, nisën udhëtimin me auto-stop kur panë çmimet e transportit me autobus dhe kuptuan se nuk mund ta përdornin shpesh.

“Ne dolëm në rrugë dhe filluam t’u bëjmë me shenjë me gishtin e madh automjeteve për ndalesë. Ne nuk e kishim bërë këtë kurrë më parë”, tregoi Gabriel.

Deri më tani kanë udhëtuar në këtë mënyrë mbi 100 herë. Ata konsiderojnë se njerëzit vendosin më lehtë të ndalojnë kur shohin se janë çift.

“Mendoj se shoferët janë më të frikësuar se ne. Ata kanë vetëm një deri në dy sekonda për të vendosur nëse do të ndalojnë. Nuk e dinë nga jemi, çfarë bëjmë… Por, kjo përvojë na tregoi se sa të sjellshëm mund të jenë njerëzit”, shprehet Edra.

Ndonjëherë shkon shpejt dhe lehtë, por ndodh që të presin me orë të tëra në diell ose derisa bie shi. Deri më tani, ata treguan se nuk kanë ndier asnjë kërcënim, porse thanë se ende duhet të kenë kujdes.

“Nuk është se ne ua rekomandojmë këtë të tjerëve. Nëse duan ta bëjnë, duhet të tregohen të kujdesshëm, të përgatiten mirë, të lexojnë diçka për vendin ku do të shkojnë. Ne përpiqemi të ndjekim intuitën tonë. Ne kemi një marrëveshje që nëse njëri prej nesh nuk ndihet rehat në një situatë, ai duhet ta thotë këtë dhe ne do të gjejmë një mënyrë tjetër për të vazhduar”, tha braziliani.

Pse në Ballkan?

Ata ka gati dy muaj që janë nëpër vendet e Ballkanit dhe këtu i solli kureshtja. Për Maqedoninë e Veriut, ata e dinin vetëm se ku është në hartë dhe disa gjëra themelore, si për shembull, se ka Liqenin e Ohrit. Ata i çoi nga Ohri në Shkup një burrë nga Shkupi, me të cilin thonë se kanë krijuar një miqësi të përjetshme.

“Përshtypja jonë e parë ishte se njerëzit këtu janë shumë-shumë të sjellshëm kudo. Për mua, pasuria më e madhe e një vendi janë njerëzit e tij. Është më e rëndësishme se bukuritë, muzetë, peizazhet e saj”, u shpreh bindshëm Gabrieli.

Edhe maqedonasit më të moshuar që takuan e të cilët nuk dinin anglisht, thanë se bënë çmos për t’iu ndihmuar, për shembull, derisa po kërkonin një vend.

“Ky është vendi i parë në Ballkan ku të gjithë ishin shumë të sjellshëm me ne dhe donin të na ndihmonin në çdo rrethanë. Kur ndihem mirë për një vend, mbyll sytë para gjërave të këqija të tij. Ndoshta ka disa gjëra të këqija ose jo shumë të mira këtu, por për ne gjithçka është e re dhe përvoja është e mirë”, thotë braziliani.

Kur erdhën në Ohër, ata thanë se menduan që mund të qëndronin këtu përgjithmonë. Atyre u ka pëlqyer shumë edhe Budapesti, dhe se kanë kaluar mirë edhe në Mal të Zi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.