No menu items!

A kanë lidhje me sulmin në kanalin e ujit 8 personat e arrestuar në Veri, çfarë thanë Sveçla dhe Hoxha

Pas shpërthimit të djeshëm në Zubin Potok, sot Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion duke arrestuar 8 persona të dyshuar për akte kriminale në veri të vendit.

Në konferencën e jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës, minsitri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se hetuesit janë duke verifikuar rolin e secilit person që është arrestuar në aksionin e sotëm.

Hetuesit tanë janë duke kryer hetime për të verifikuar të gjitha faktet dhe rolin e secilit të arrestuar”, tha Sveçla.

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se u mbetet organeve të hetuesisë të përcaktojnë implikimin e të arrestuarve në shpërthimin në Zubin Potok dhe në akte të tjera kriminale.

Shumica e personave në të cilët sot është kryer kontrolla e tyre janë persona të dyshimtë të ndërlidhur me mbrojtjen civile, që nga Qeveria e Kosovës është shpallur organizatë terroriste, mund të ketë lidhje edhe me kryeterroristin Radojciqin. Mbetet punë e organeve të hetuesisë që të përcaktojë rolin, angazhimin dhe implikimin e secilit veç e veç në këtë akt kriminal por edhe në akte tjera të mundshme kriminale”, tha Hoxha.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.