No menu items!

A lejohet vetura blu të kthehet majtas në kryqëzim?

Shikoni situatën e trafikut në foto, më pas përpiquni të përgjigjeni në më pak se një minutë…

Në kryqëzimin, ku kryqëzohen një rrugë me të drejtë kalimi dhe një rrugë pa të drejtë kalimi, qarkullimi rregullohet nga zyrtari i komunikacionit dhe shenjat e komunikacionit.

Vetura gri dhe ajo e kuqe janë në pritje të sinjalit përkatës të trafikut për të kaluar nëpër kryqëzim.

Ndërkohë nga ana e sipërme e kryqëzimit vetura kafe kthehet djathtas, ndërsa ajo e verdha vijon drejt, transmeton Telegrafi.

Përgjigje:

Situata në foto paraqet shembull ku, përveç policit të komunikacionit, duhet t’i kushtohet vëmendje edhe shenjës së komunikacionit. Pikërisht për këtë, pyetja që bëmë mund të interpretohet në dy mënyra.

Vetura blu ne situatën në foto bën kundërvajtje, sepse dëshiron të kthehet majtas, gjë qe e ndalon tabela e trafikut që tregon drejtimin e detyrueshëm (drejt dhe djathtas). Pra, përgjigjja e dytë është e saktë.

Megjithatë, përdoruesit e rrugës janë të detyruar të veprojnë sipas udhëzimeve të dhëna nga policët e trafikut, edhe kur shmangen nga rregullat e qarkullimit të përcaktuara nga semaforët, sinjalistika e trafikut apo sinjalistika horizontale.

Në bazë të zbatimit të asaj rregulle është e mundur edhe situata nga përgjigja e katërt. Gjithashtu, nëse shoferi i veturës blu do të merrte leje nga polici i trafikut për t’u kthyer majtas, do të duhej të kalonte para policit, jo pas tij (përgjigja e pestë). /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU