No menu items!

“A MË DASHURON?”/ LUIZI E PYETI PËR NDJENJAT, KIARA: NE NUK PËRSHTATEMI

Pas sherrit, çifti Luiz dhe Kiara duket se janë pajtuar. Ata kanë pasur momente e tyre të pajtimit pas sherrit që duket se e ka ftohur marrëdhënien e çiftit që pas lojës që përfundoi me ngecjen e Kiarës në lavaman.

Nga ajo ditë, Kiara i ka bërë të qartë Luizit, se duhet të bëjë shumë gjëra që ta rifitojë sërish. Në një bisedë mes tyre mbrëmjen e kaluar, Luizi i ka kërkuar një përgjigje nëse Kiara e dashuron, përgjigje të cilën e ka marrë “me zor” një PO nga moderatorja.

BISEDA mes tyre: Luizi: A më dashuron? Nuk të pyes më. Duhet të përgjigjesh. Kiara: Nuk të përgjigjem, ti e di. Betohu që nuk më pyet më Luiz deri në një moment të dytë. Luiz: Deri kur të ma thuash vetë pa të pyetur.

Kiara: Po, Luiz. Luizi: Po ça? Kiara: Po pra, përgjigja e pyetjes. Luizi: Cilës pyetje? Kiara: A më dashuron? Luiz: Dhe ti më thua po. Kiara: S’ka puthje. Luizi: E di desha me të puth në këmbë.

Në bisedë e sipër, Luizi i ka thënë Kiarës se tek ajo ka gjetur njeriun e jetës dhe nuk dëshiron të ndahen më kurrë. Kiara, si për çudi, i tha se ende nuk e di nëse ai është personi i jetës së saj pasi janë shumë të ndryshëm.

“Njeriu perfekt është kur përshtatesh në çdo gjë. Ti me mua nuk përshtatesh në çdo gjë se jemi shumë të ndryshëm si karaktere”-tha Kiara. Shiko videon:

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d360fa16-cdd6-4077-a336-76212dded783&ig_mid=F2BD2B9E-4A2E-4E37-8EDA-E4D61ECACB90

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.