No menu items!

A mund ta gjeni numrin e fshehur në këtë iluzion optik?

Iluzionet optike janë të shkëlqyera sepse na mësojnë se si sytë dhe truri ynë punojnë së bashku për të parë.

Jo vetëm që këto enigma vizuale janë argëtuese për t’u provuar, por ato mund t’ju japin një ushtrim të vërtetë të mendjes që mund t’ju ndihmojë të mendoni në mënyrë më efikase dhe t’i zgjidhni enigmat më lehtë.

Ky iluzion optik tregon një numër pjesërisht të fshehur brenda një rrethi të zi dhe gri – dhe njerëzit po e sfidojnë njëri-tjetrin që ta gjejnë numrin e fshehur brenda – dhe nëse po, çfarë numri?

Është më e vështirë se sa tingëllon, pasi shiritat janë të renditura në spirale të pabarabarta, duke e bërë të vështirë për t’u parë, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

Optical illusion
Shumë njerëz nga e gjithë bota kanë provuar ta zgjedhin enigmën pasi u bë virale në Twitter – dhe njerëzit thjesht nuk mund të bien dakord se cilin numër mund ta shohin.

Mundohuni të përqendroheni te numrat në vend të vijave, të cilat mund të përpiqen të shpërqendrojnë shikimin tuaj.

Një person shkroi se ai sheh numrat “45283”, por me shaka pyeti se a duhet të caktojë një takim me mjekun e tij, ndërsa një tjetër tha se ai mund të sheh vetëm numrat “528”.

Një përdorues tjetër i rrjeteve sociale tha: “Unë mund të shoh 45283, por duke parë përgjigjet e tjera, disa persona po shohin edhe dy numra të tjerë. Unë mund të shoh se në imazh ka edhe numra të tjerë, por nuk mund t’i përcaktoj se cilët janë ata

Sidoqoftë, përgjigja aktuale është se ka shtatë numra brenda imazhit, e të cilët janë: 3452839.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.