No menu items!

A mund të marrësh bashkë ilaçe për alergji dhe ftohje? Çfarë duhet të dish para se t’i kombinosh!

Kur ftohja e pranverës përplaset me alergjitë sezonale, ndjesitë janë gjithçka, përveçse të lehta

Para se të kapësh shishen e parë të shurupit kundër kollës apo tabletat për hundë të bllokuara, lind një pyetje e rëndësishme: a mund t’i marrim të dyja ilaçet – për alergji dhe për ftohje – në të njëjtën kohë?

Përgjigjja e shkurtër: Po, por me kujdes.

Pse duhet të kesh kujdes?

Shumë ilaçe pa recetë (si ato për ftohje dhe alergji) kanë përbërës të njëjtë – si antihistaminikë (ilaçe që bllokojnë efektin e histaminës – një substancë që trupi lëshon gjatë një reagimi alergjik) ose përbërës kundër dhimbjes.

Nëse merr dy ilaçe që përmbajnë të njëjtën substancë aktive, mund të marrësh pa dashje një dozë të dyfishtë, gjë që mund të shkaktojë përgjumje, rrahje të çrregullta të zemrës apo, në raste të rralla, vështirësi në frymëmarrje.

Prandaj, kontrollo etiketat për të parë çfarë përmban çdo ilaç. Nëse, për shembull, një nga to ka paracetamol (acetaminophen), shmang marrjen e një tjetri që ka të njëjtën substancë.

Si t’i përdorësh në mënyrë të sigurt?

▪ Merr vetëm atë që të nevojitet. Nëse ke vetëm kollë, merr një qetësues për kollën. Mos merr një kombinim që përfshin edhe dekongestant (lloj ilaçi që zhbllokon rrugët e frymëmarrjes) apo ilaç kundër dhimbjes nëse nuk ke nevojë për to.

▪ Lexo gjithmonë etiketën për paralajmërimet. Shumë ilaçe tregojnë qartë në paketim me çfarë nuk duhen kombinuar.

Disa kombinime të zakonshme dhe a lejohen ato:

▪ Benadryl + Sudafed → Po. Njëri është antihistaminik, tjetri dekongestant – funksionojnë në mënyra të ndryshme dhe shpesh përdoren bashkë.

▪ Claritin + Sudafed → Varet. Nëse Claritin-i yt është versioni “D” (Claritin-D), atëherë përmban të dy përbërësit tashmë (loratadinë + pseudoefedrinë), prandaj mos merr një tjetër Sudafed veçmas.

▪ Zyrtec + Mucinex (klasik) → Po, zakonisht janë të sigurt bashkë. Por ki kujdes nëse Mucinex-i përmban edhe antihistaminik – atëherë mos i kombino dy të tillë.

▪ Claritin + Flonase → Po, mund të përdoren së bashku pa problem. Njëri është në formë pilule, tjetri spraj për hundë – dhe nuk kanë ndërveprim të rrezikshëm, citon Anabel.

Pra, është e mundur të përdorësh ilaçe për ftohje dhe alergji njëkohësisht nëse lexon etiketat me kujdes dhe shmang përbërësit e përsëritur.

Nëse nuk je i sigurt, konsultohu me farmacistin ose mjekun. Më mirë të pyesësh, sesa të përballesh me efekte anësore të panevojshme. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.