No menu items!

A pret përgjigje pozitive nga LDK-ja pas ftesës së dërguar për koalicion, flet Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është përgjigjur sot shkurt nëse pret përgjigje pozitive nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas ftesës së dërguar për koalicion.

Kurti i cili ishte në Gjilan për vendosjen e një gurthemeli të objektit për banim të përballueshëm tha se çështje të tilla janë të Prishtinës.

“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt Kurti pasi e vendosi gurthemelin e objekteve për banim të përballueshëm dhe social në Gjilan.

Më pas, ai u pyet nga mediat nëse “opozita po e zvarritë konstituimin nga frika se më pas LVV-ja do të formojë qeverinë e re”.

Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analistë. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose VVazhdojmë tutje”, tha Kurti duke qeshur.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dërgoi letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku më 5 maj, duke i bërë ftesë për koalicion. Deri më tash, Abdixhiku nuk i ka kthyer përgjigje zyrtare.

Deputetët kanë dështuar sërish më 5 maj të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi LVV-ja nuk ka arritur t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për kryeparlamentar.

Deri më tash janë bërë 11 përpjekje të pasuksesshme për konstituim.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut si e propozuar për kryeparlamentare, ndërkaq PDK dhe AAK po kërkojnë që të ndryshohet propozimi.

LDK, në anën tjetër, është shprehur kundër çdo propozimi të LVV-së.

Në dy përpjekjet e fundit për konstituim të Kuvendit, LVV ka kërkuar që kryetari i Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë, por kjo është kundërshtuar nga partitë e tjera.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.