No menu items!

A pritet të ulën çmimet e derivateve në Kosovë, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani po shpreson që deputetët e Kuvendit të votojnë pro Ligjit për naftën.

Madje ai shpreh i bindur se deputetët nuk do të hezitojnë t’i japin dritën jeshile një ligji kaq të rëndësishëm.

“Ligji i Naftës i naftës ka kaluar në lexim të parë, besoj që edhe në lexim të dytë të kalojë sepse ky ligj nuk ka kaluar mbi një dekadë dhe i ardhur koha. Nuk ma merr mendja që nuk votohet ngase në lexim të parë ka kaluar”.

Sa i përket çmimeve ai tha se ka zbritje të lehtë, ndonëse OPEK kishte paralajmëruar se ulje mund të kishte vetëm në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Barjani thotë e Kosova është më e lira në rajon sa i përket çmimeve, përjashtuar Maqedoninë ku akciza është më e ulët.

“Sa i përket çmimit të naftës mund ta bëjë një konfirmim se ka një zbritje të lehtë, sipas organizatës OPEK u mendua që deri në janar nuk do të ketë zbritje të çmimeve, por çmimi veç se ka një rënie të lehtë”.

“Kjo është një lajm i mirë për qytetarët e republikës tonë, edhe pse janë shërbyer me çmime më të mira në regjion, se Maqedonia, Serbia, Bosnja, Shqipëria është me e shtrenjt se ne për 35 cent. Në Kosovës dizeli është më i lirë, përveç Maqedonisë se e ka akcizën më të lirë”.

Ndryshe Qeveria e Kosovës është zotuar se do të kthejë kontrollin e cilësuesi së naftës tek Dogana e Kosovës ngase deri tani cilësinë e naftës e ka kontrolluar një kompani private.

Berjani kishte marrë premtim nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari se Ligji për naftën do të kalojë brenda 100 ditëshit të kësaj Qeverie.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.