No menu items!

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Sëmundjet e rënda nga të cilat kërcënoheni

Nëse zgjimet e shpeshta gjatë natës janë një dukuri e përditshme për ju, atëherë rriten shanset për vdekje të hershme nga sëmundjet kardiovaskulare ose një shkak tjetër, dhe aq më tepër nëse jeni grua, sipas të dhënave të një studimi të ri.

Gjumi i ndërprerë mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm të jashtëm si zhurma, ndryshimi i temperaturës, por edhe nga faktorë fizikë si dhimbja apo apnea e gjumit (çrregullim i gjumit).

Studimi është publikuar në revistën European Heart Journal.

Për studimin e ri, studiuesit analizuan të dhënat e gati 8,000 pjesëmarrësve nga tre sondazhe që zgjasin mesatarisht 11 vjet.

Rezultatet treguan se gratë që kishin zgjime të shpeshta për një periudhë më të gjatë kohore kishin pothuajse dy herë më shumë rrezik të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare ose shkaqe të tjera në krahasim me gratë që kishin gjumë më të qëndrueshëm, shkruan Albeu.com.

Ata burra, nga ana tjetër, të cilët kishin ndërprerë shpesh gjumin, kishin 25% më shumë gjasa për vdekje të hershme nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me ata që kishin një rutinë të vazhdueshme të gjumit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.