No menu items!

AAK akuzon LVV për bllokadën e Kuvendit: S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë si një “absurditet”.

“Bllokuese e konstitutimit të Kuvendit të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje, është absurditet i kohës kur barazohet zgjedhja e kryetarit me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se partitë opozitare nuk kanë asnjë detyrim për të siguruar votat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Nuk e kemi obligim, ne opozita, që t’i sigurojmë vota Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh Kadrijaj para mediave.

Kadrijaj ka akuzuar LVV-në si shkelësin më të madh të Kushtetutës, duke theksuar se kjo parti shpesh ka bërë thirrje për respektimin e Kushtetutës, ndërkohë që ka miratuar ligje që janë shpallur antikushtetuese.

Ajo njoftoi gjithashtu se AAK-ja ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe se të hënën do të kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e LVV-së për ndryshimin e mënyrës së votimit për kryeparlamentar, nga votimi i hapur në votim të fshehtë./Telegraf

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.