No menu items!

AAK deklaron sërish se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Time Kadrijaj, ka theksuar se nuk kanë marrë asnjë ftesë për koordinim dhe nuk presin asgjë të re në këtë drejtim.

Në fakt s’po presim asgjë. S’kemi pasur asnjë ftesë, sikurse është aluduar në fillim për një koordinim të mundshëm. Kjo shumicë duhet të sigurojë vetë 61 vota. Ne s’kemi parë ndonjë angazhim në këtë drejtim. S’kemi ndonjë ftesë, as ndonjë risi. Nuk dimë nëse do të ndryshojë kandidati, por qëndrimi ynë është i qartë – nuk do ta votojmë kandidaten për kryeparlamentare”, deklaroi Kadrijaj para hyrjes në Kuvend, pak para nisjes së seancës së shtatë për konstituimin e tij./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.