No menu items!

AAK zyrtarizon edhe disa kandidatura për zgjedhjet lokale: Në ditët në vijim do të finalizojmë të tjerat

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së sotme ka miratuar disa kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të tetorit, të cilët janë Nazim Gagica – Gjilan; Besnik Krasniqi – Prizren; Xhemile Murati – Ferizaj; Qazim Nimani – Mitrovicë; Faton Jakupi – Kamenicë; Ukë Blakaj – Istog; Agron Kuçi – Junik; Vildane Latifi – Fushë Kosovë; Baki Feta – Podujevë; Labinot Bislimi – Viti dhe Ilir Tasholli – Lipjan.

Tutje, në njoftimin e AAK-së thuhet edhe se gjatë ditëve në vijim, strukturat lokale e kësaj partie në komunat ku ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat do të finalizojnë propozimet përkatëse.

Më tej, nga AAK është thënë se ky proces është duke u zhvilluar me ritëm të mirë në shumicën e komunave.

Postimi:

Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me vota unanime, miratoi kandidaturat për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të tetorit.

Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:

• Nazim Gagica – Gjilan

• Besnik Krasniqi – Prizren

• Xhemile Murati – Ferizaj

• Qazim Nimani – Mitrovicë

• Faton Jakupi – Kamenicë

• Ukë Blakaj – Istog

• Agron Kuçi – Junik

• Vildane Latifi – Fushë Kosovë

• Baki Feta – Podujevë

• Labinot Bislimi – Viti

• Ilir Tasholli – Lipjan

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm u informuan nga z. Muharrem Nitaj, përfaqësues i Aleancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me ndryshimet në Rregulloren për Zgjedhjet, konkretisht me procedurat për votimin nga jashtë vendit.

Po ashtu, z. Pal Lekaj, kryesues, dhe z. Besnik Tahiri paraqitën një përmbledhje të procesit të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit 2025, ndërsa z. Lulzim Leci raportoi mbi auditimin e pasqyrave financiare të Aleancës për vitin 2024, si dhe për ecurinë e procesit të emërimit të anëtarëve në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ).

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Në ditët në vijim, strukturat lokale të Aleancës në komunat ku ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat do të finalizojnë propozimet përkatëse, në funksion të përmbylljes së hartës sonë zgjedhore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Procesi është duke u zhvilluar me ritëm të mirë në shumicën e komunave, duke reflektuar përkushtimin e strukturave tona në ndërtimin e një oferte serioze dhe konkurruese për qytetarët në zgjedhjet e tetorit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.