Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se në Kosovë nuk ka politikë publike dhe kjo është arsyeja që s’ka zhvillim.
Sipas tij, Qeveria ka vazhduar të rrit polarizimin në jetën publike.
“Polarizimi i Qeverisë është në nivel shumë të lartë. Nga politika e fjalëve janë shndërruar në persekutues, siç ka ndodhur me bizneset dhe mediet. Nuk kemi bërë politikë kundër diçkaje kemi bërë politikë për diçka. Kjo ka qenë formula e fitores në Prishtinë”, u shpreh Abdixhiku.
Ai theksoi se kjo qeveri është e vetmja që realizon video propaganduese kundër opozitës, por në të njëjtën kohë sulmon edhe mediat.