No menu items!

Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se popullit të Kosovës i kanë mjaftuar tri vite për ta kuptuar paaftësinë fondamentale për moszgjidhjen e problemeve nacional.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, kreu i LDK-së ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti. Alternativë tjetër, sipas Abdixhikut do të jetë e papranueshme.

Abdixhiku e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti si “mosbesueses së pavarësisë”, raporton EO.

“E ardhmja sot duket e zymtë, e trishtë, ajo thërret për angazhimin tonë momental, si garantues të vetëm të shtetësisë së dedikuar për vendin tonë të përbashkët. Sot teksa qëndrojmë në një udhëkryq kritik të vendit të gjitha shtyllat identitare të vendit janë vënë në peshoren e fatit të popullistëve. Ato po gërmohen, rrënohen dhe tjetërsohen si synim ideologjik i mosbesueseve të pavarësisë”,

“Në këtë mision mosbesimi ndaj shtetësisë së shpërfaqur tashmë publikisht dhe krenarisht por bashkimi i së djathtës në Kosovë bëhet domosdoshmërisht. Ky për bashkim vjen si mision i ri politik i LDK-së, jo vetëm se jemi rojtës për një trashëgimi 34-vjeçare por sepse jemi kultivues aktiv të Republikës së Kosovës. Tani rrugëtimi euroatlantik zhvillimi ekonomik nuk kanë gjasë siç u pa tash e tri vite e gjysmë me këtë pushtet populist e majtist. Për popullin e Kosovës janë të mjaftueshme tri vite për të kuptuar jo vetëm mënyrën e bërjes politik por edhe paaftësinë fondamentale për moszgjidhjen e problemeve sidomos atyre nacionalë”, u shpreh Abdixhiku.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU