No menu items!

Abrazhda: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pa kushte

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Blerina Abrazhda, ka deklaruar se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pa kushte. Ajo theksoi se Shqipëria do të mbështesë gjithmonë aspiratat euroatlantike të shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shqipëria në të gjitha nivelet e lidershipit që nga kryeministri, ministri i Mbrojtjes, ministri i Jashtëm, dhe unë vetë, jemi gjithmonë mbështetës të palëkundur të Kosovës. Patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO, kjo është e pakontestueshme”, tha Abrazhda për EO.

Ajo shtoi se, pavarësisht situatave në veri të vendit, shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk mund të vihen në diskutim

Sipas saj, mbështetja e Shqipërisë nuk është vetëm simbolike apo vëllazërore, por një mbështetje shtetërore dhe strategjike në çdo forum ndërkombëtar

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.