No menu items!

Ademi takohet me Muriqin dhe ish-at e Kosovës: Djemtë që ndihmojnë në ndërtimin e së ardhmes…!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në një takim të veçantë disa prej figurave më të njohura të Kombëtares së Kosovës, të cilët kanë lënë gjurmë të thella si futbollistë dhe tashmë po japin kontribut edhe jashtë fushës së gjelbër.

Në këtë takim ishin të pranishëm ish-kapiteni Samir Ujkani, Anel Rashkaj, Hekuran Kryeziu dhe sulmuesi aktual i Kombëtares, Vedat Muriqi. Presidenti Ademi vlerësoi lart kontributin e tyre për fanellën e Kosovës ndër vite, duke theksuar se tashmë po japin ndihmesë të çmuar në ndërtimin e së ardhmes së futbollit kosovar.

“Me djemtë dardanë që po ndihmojnë në ndërtimin e së ardhmes së futbollit tonë”, shkroi Ademi në Facebook. Ai u shpreh krenar për faktin se Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të Kombëtares, ndërsa Ujkani, Rashkaj dhe Kryeziu janë tashmë pjesë aktive e Federatës dhe të stafit teknik të kombëtareve të gjeneratave të reja.

“Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë që vazhdoni t’i jepni futbollit të Kosovës”, përfundon mesazhin e tij Ademi.

Ky takim tregon angazhimin e vazhdueshëm të FFK-së për ta ndërtuar të ardhmen e futbollit duke u mbështetur në përvojën dhe pasionin e atyre që kanë qenë pjesë e historisë së saj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.