Shkruan: psikologu Shqipo Gashi
Nëse një fëmijë kthehet nga shkolla dhe qëndron në dhomën e tij, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se ai është i sigurt. Përkundrazi, brenda atyre katër mureve ai mund të jetë i ekspozuar në një hapësirë të pafund virtuale, përballë sfidave të panjohura për prindërit. Komunikimi me bashkëmoshatarët – përmes mesazheve, simboleve apo përmbajtjeve digjitale – shpesh është aq i ashpër dhe emocionalisht ngarkues, sa mund të bëhet i papërballueshëm për një të mitur. Në raste ekstreme, ndjenjat e izolimit, krenarisë, inatit apo xhelozisë mund ta çojnë në vendime të rënda, me pasoja që mund të jenë të pakthyeshme.
Ky është thelbi i mesazhit që seriali “Adoleshenca” përçon tek prindërit e sotëm.