No menu items!

Adriana Matoshi uron për Ditën e Arafatit: “Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut”

Deputetja Adriana Matoshi ka bërë një urim me rastin e Ditës së Arafatit, përmes një postimi në Facebook. Ajo ka shpërndarë një mesazh përkushtimi dhe shprese, duke theksuar rëndësinë shpirtërore të kësaj dite për besimtarët.

“Nuk ka Zot tjetër pos All-llahut. Ai është i Vetëm, nuk ka shok. Atij i takon pushteti, Atij i takon falënderimi dhe Ai është i Fuqishëm mbi çdo send,” ka shkruar ajo,shkruan Raporto24

Në vijim të postimit, Matoshi ka uruar që kjo ditë e madhe dhe e mëshirshme të sjellë pastrim të zemrave, falje të mëkateve dhe pranimin e lutjeve.

“All-llahu i Madhëruar ju dhëntë paqe në shpirt, begati në familje dhe qëndrueshmëri në besim! Dita e Arafatit qoftë dritë për zemrat dhe udhëzim për jetën tuaj,” përfundon ajo.

Postimi është pritur me komente pozitive dhe urime nga ndjekësit e saj./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.