No menu items!

Agim Ademi: Arrestimi im ndikoi te moskualifikimi në Evropian

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka deklaruar se rol në dështimin e kombëtares së Kosovës ka luajtur edhe arrestimi i tij, si dhe hetimet që u bënë vitin e kaluar.

Ademi ishte arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të besimit, duke u mbajtur një muaj në arrest shtëpiak, por pastaj u lirua nga të gjitha akuzat.

Ademi tha se tërë këto hetime ndikuan edhe te mossuksesi i Kosovës në Evropian.

Këtë ndodhi e konsideroj të paarsyeshme, për faktin edhe sikur të ketë pasur diçka, edhe pse u vërtetua që nuk ka pas asnjë shkelje, as aktakuzë, por jam hetuar ose Federata është hetuar, faktikisht ka ndodh diçka që nuk ka qenë e vërtet dhe do të mbajnë përgjegjësi ata që i kanë thënë të pavërtetat. Nuk kemi mundur ta shpalosim programin e kjo ndoshta ka qenë shokë për futbollistat. Ne si Federat, gjithmon kemi dhënë vullnetarisht llogari në institucionet tona, kemi qenë në kontate edhe me UEFA-n e FIFA-n. Kjo ngjarje ka mundur të kenë ndikim edhe në ekipin tonë’’, deklaroi ai për ATV.

Ndërkohë, Kosova tani prioritet e ka gjetjen e një trajneri të ri, pasi Roberto Moreno e refuzoi ofertën.

Përzgjedhësi i ri pritet të emërohet në fundin e muajit, apo fillimin e muajit të ardhshëm pasi në muajin mars kemi dy ndeshje miqësore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.