​Agim Ademi i pranishëm në finalen e Kupës së Botës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se po e ndjek nga afër finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku sonte përballen Argjentina dhe Spanja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi si privilegj praninë e tij në ndeshjen që kurorëzon turneun më të madh të futbollit, duke theksuar se kjo është një mbrëmje që bashkon miliona tifozë nga e gjithë bota.

“Sonte jam i pranishëm në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku përballen dy superfuqi të futbollit, Argjentina dhe Spanja. Një mbrëmje që bashkon miliona tifozë nga e gjithë bota dhe kurorëzon turneun më të madh të futbollit. Është privilegj të jesh pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm, ku festohet loja më e bukur në botë”, ka shkruar Ademi.

Presidenti i FFK-së njëherësh ka përgëzuar FIFA-n për organizimin e Kampionatit Botëror, duke vlerësuar se turneu dëshmoi edhe një herë fuqinë e futbollit për të bashkuar popuj, kultura dhe kombe.

Në fund të mesazhit të tij, Ademi u ka uruar të gjithë tifozëve shikim të këndshëm dhe sa më shumë emocione gjatë finales së madhe të Botërorit 2026.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU