Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është duke u intervistuar nga Policia të mërkurën.
Ademi është paraqitur vullnetarisht në stacion policor dhe është duke u intervistuar.
“Të gjitha procedurat e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia të martën i kishte lënë ftesë kreut të FFK-së që sot [e mërkurën] të paraqitej në stacion policor për intervistim.
Autoritetet nuk kanë treguar pse dhe në çfarë cilësie do të intervistohet Ademi. Ka pasur raportime se ai po dyshohet për krime ekonomike brenda FFK-së. Dje u intervistua edhe një zyrtar tjetër i FFK-së.
Agim Ademi ditë më parë u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vjet më parë e që nuk ishte i lidhur me futbollin.