Gjatë ditës së sotme janë takuar presidenti i FFK-së Agim Ademi me homologun e tij holandez, Frank Paauw.
Ademi, përmes Facebook përgëzoi holandezin për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.
Me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Holandës, Frank Paauw. E përgëzova për zgjedhjen e tij në këtë pozitë dhe i dëshirova mirëseardhje në familjen e futbollit në kuadër të UEFA-së.
Me presidentin e ri u dakorduam që të takohemi sërish për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha ndërmjet dy federative”.- deklaroi Ademi./IndeksOnline/