No menu items!

Agim Ademi takohet në Zvicër me talentin Leon Avdullahu: “Një kafe në Bazel me kampionin e ri”

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e tij në Zvicër. Ai është takuar në Bazel me yllin e ri të futbollit kosovar, Leon Avdullahu, i cili këtë sezon shkëlqeu me FC Basel, duke fituar titullin kampion.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi e ka uruar Avdullahun për suksesin e arritur dhe për transferimin e tij të fundit në klubin gjerman, TSG Hoffenheim.

“Një kafe në Bazel me yllin e futbollit, Leon Avdullahu. E urova për titullin e fituar me FC Basel dhe transferimin në TSG Hoffenheim”, ka shkruar Ademi.

Ky takim vjen në kohën kur gjithnjë e më shumë futbollistë kosovarë po bëjnë emër në arenën ndërkombëtare, dhe FFK vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimin e talenteve të saj në diasporë./Raporo24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.