Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Futbollit për të Verbër para nisjes për në Krakov të Polonisë, ku do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian.
Në një postim në Instagram, Ademi shprehu kënaqësinë që pati mundësinë t’i takojë para udhëtimit dhe theksoi rëndësinë e përfaqësimit të tyre,shkruan Agim Ademi trasmeton Raporto24
“Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur, por për të qenë të vërtetë,” shkroi Ademi, duke shtuar se lojtarët janë shembull frymëzimi për shoqërinë me kurajën, vullnetin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm.
Presidenti i FFK-së tha se Federata mbetet e përkushtuar ndaj gjithëpërfshirjes dhe se puna vazhdon çdo ditë që çdo kategori të përjetojë magjinë e futbollit./Raporto24/
“FFK është shtëpia e të gjithëve,” përfundoi ai./Raporto24