No menu items!

Agjencia nga Bangladeshi kërkon punëtorë për punësim në Kosovë

Një agjenci e punësimit me bazë në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, po kërkon punëtorë për t’i sjell në Kosovë.

Një faqe në Facebook me emrin “M/S. Tangail Overseas R.L-860”, ka ftuar qytetarët e Bangladeshit që të lajmërohen për punë urgjente në Kosovë.

Fushat në të cilat kërkohen punëtorë janë ndërtimtaria, agrokultura, fabrikat, hoteleria dhe shërbime të sektorëve të ndryshëmMadje, në këtë faqe thuhet se të interesuarit nga Bangladeshi për këto vende pune mund të lajmërohen edhe në numrat kontaktues.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me personat përgjegjës të agjencisë për të parë se sa është reale faqja dhe se a ka punëtorë nga Bangladeshi që tashmë kanë ardhur në Kosovë.

Deri në momentin e publikimit, Telegrafi nuk ka pranuar përgjigje përmes email-it e as numrat e telefonit që janë të vendosur në faqen e Facebook-ut të “M/S. Tangail Overseas R.L-860”, nuk kanë pasur qasje.

Gjithashtu kjo faqe ka bërë thirrje të njëjtë për punësim edhe në shtete tjera si Kroacia, Rumania e vende të tjera të BE-së dhe rajonit


Së fundmi, mediat në Shqipëri kanë raportuar për një numër të konsiderueshëm që kanë ardhur nga Bangladeshi dhe vendet e tjera për të punuar në fusha të ndryshme, sidomos në bisneset e prodhimit dhe industrisë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.