No menu items!

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se është e shqetësuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave.

AGK-ja tha se e ka përcjellur me shqetësim mbledhjen e sotme të KPM-së, ku u votua kryetari i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmetit

Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual”.

AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme”, thuhet në reagim.

Më tej, AGK-ja tha se Komisioni i Pavarur i Mediave, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovës dhe si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike.

Komisioni i Pavarur i Mediave në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar plotësim/ndryshimin e rregullores së brendshme, e që përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të ri, para se t’i skadon mandati kryetarit aktual. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.