Artisti Agon Ajeti ka prezantuar performancën e tij të fundit “Luxury Trauma” në hapësirat e kampusit inovativ të NUBT në Lipjan, një vepër që sfidon perceptimet për maskulinitetin, materializmin dhe kujtesën emocionale.
“Luxury Trauma” nuk është vetëm një performancë, por një rrëfim personal që përqendrohet rreth makinës së tij personale – e cila kthehet në një medium shprehjeje, reflektimi dhe konflikti të brendshëm. Makinat, për Ajetin, nuk janë vetëm mjete transporti apo simbole statusi, por edhe bartëse të traumës, kujtimeve, mashtrimit dhe egos,shkruan Raporto24
Sipërfaqja e makinës shërben si një kanavacë për fraza emocionale si “mashtrues”, “gënjeshtar” dhe mesazhe të tjera intime që evokojnë ndjesinë e hakmarrjes dhe përballjes. Këto mbishkrime, të realizuara me bojë të larë, janë të përkohshme – por pikërisht kjo përkoh/Raporto24/