No menu items!

Agusholli mohon zërat se do t’i bashkohet ndonjë subjekti tjetër politik për zgjedhjet e 9 shkurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka hedhur poshtë zërat se do t’i bashkohet ndonjë subjekti tjetër politik apo iniciative në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

I kontaktuar nga IndeksOnline, Agusholli ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e garës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Gjatë këtij mandati katërvjeçar janë bërë spekulime sikur unë po ndryshoj rradhë, herë duke e ndërruar pozicionin e herë duke e ndëruar ulësen e Kuvendit.  E vërteta është që qeveria po përmbush një mandat të plotë për herë të parë pas shumë vitesh, dhe asnjë lajm se dikush po largohet nga partia nuk ka rezultuar i vërtetë. Jam munduar të jem konsistent në qëndrimet dhe bindjet e mia, dhe asnjëherë nuk kam menduar t’i tradhtoj ata që më kanë besuar votën”, ka thënë ndër të tjera Agusholli.

Më tej, ai thotë se një gjë është e sigurt se deri në përfundim të këtij mandati do të jetë deputet nga radhët e Vetëvendosjes.

“Pastaj, do e shoh si do të vazhdoj. Për momentin, me sa di unë, vetëm kryetari i LVV-së është konfirmuar për listën zgjedhore”, ka shtuar Agusholli

“JO, nuk jam pjesë e asnjë iniciative apo subjekti të ri politik”, ka përfunduar ai./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.