No menu items!

Ahmed Januzi më i miri i xhiros së 36-të

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 36-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Llapit, Ahmed Januzi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Besim Slishani, Bujar Asllani dhe Berat Berisha. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e fundit në këtë edicion t’i takojë Ahmed Januzit, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Dukagjini (3:1), duke i dhënë mundësi skuadrës së tij të jetë në barazhin e sivjetmë.

Pasi mori këtë çmim, Januzi u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës: “Ky vit ka qenë shumë zhgënjyes për ne, sepse kishim ambicie të mëdha: lufta për titull dhe fitorja e Kupës. Nuk ishte një vit i mirë, por sido që të jetë, jemi këtu ku jemi dhe jemi të përqendruar te barazhi. Do ta japim më të mirën për këtë fanellë. Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë ecuri, por këto i përkasin së kaluarës. Kampionati i sivjetmë ka qenë shumë më i vështirë se vitet e kaluara, sepse as Llapi nuk është paraparë të jetë në fund të tabelës –por kjo është futbolli. Ndeshja ndaj Vushtrrisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë; do të luaj kundër vendlindjes sime. Normalisht që është kënaqësi të marrësh tituj e trofe, si me klubin ashtu edhe individualisht, dhe këtu kanë meritë edhe bashkëlojtarët, sepse nuk mund të jesh individualist i mirë nëse nuk jemi grup. Uroj që lojtarët e rinj të shpallen më të mirët e javës, sepse kanë ambicie, kanë qëllime, por edhe kanë talent e cilësi –siç është Arianit Hasani”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.