No menu items!

Ahmeti: Jemi në kontakt me shtetasit kosovarë në Izrael, mund të na thërrasin për çkado që kanë nevojë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, tha se janë në kontakt me shtetasë të Kosovës në Izrael.

Ahmeti tha se ata mund të kontaktojnë në numrat e telefonit të publikuar nga Ministria për “çkado që kanë nevojë”.

“Ne kemi qenë në komunikim. I kemi bërë publikë numrat tanë të kontaktit në Jerusalem. Jemi në kontakt. Nuk ka të raportuar për ndonjë rast të lëndimit. Mund të telefonojnë për çkado që kanë nevojë dhe do ta kenë ndihmën tonë”, tha zëvendësministri në T7.

15 shtetas shqiptarë, mes të cilëve tre nxënës nga Kosova që ndodheshin në Izrael në kohën kur Irani e sulmoi Izrealit, pritet të kthehen këtë mbrëmje.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael si edhe me të gjithë qytetarët e Kosovës, në Izrael.

U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

Për çdo nevojë të mundshme ftohen të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael:

+972 58-634- 0450

dhe

+972 54-469-9799

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU