No menu items!

Ahmeti kërkon mbyllje totale për dy javë: Tash është vonë për kozmetikë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është ndarë i pakënaqur nga masat e reja të ndërmarra nga qeveria, teksa ka kërkuar nga ta masa më rigoroze.

Ahmeti këtë kërkesë e ka parashtruar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka kërkuar edhe vaksinim më intenziv të qytetarëve, shkruan Gazeta Express.

Ndër të tjera, ai e ka vlerësuar se shtrëngimi i masave në raport me Shqipërinë vetëm i ka irrituar qytetarët.

Postimi i plotë:

 

Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.

  1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese
  2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.
  3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.
  4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina
  5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente

Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.

Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të humbur.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.