AIP vlerëson KEK-un për avancimin e transparencës dhe qasjes në dokumente publike

Sot, në ceremoninë e organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi me rastin e shënimit të 5-vjetorit të themelimit të Agjencisë, z. Skënder Bucolli, përfaqësues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.), u nderua me Certifikatë Mirënjohjeje për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij në avancimin e transparencës institucionale dhe të drejtës për qasje në dokumente publike në Republikën e Kosovës.

Ky vlerësim paraqet njëkohësisht njohje të përkushtimit institucional të KEK-ut për respektimin dhe zbatimin e standardeve më të larta të transparencës, llogaridhënies dhe qasjes në informacion, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parimet e qeverisjes së mirë.

KEK shpreh mirënjohjen e saj ndaj Agjencisë për Informim dhe Privatësi për bashkëpunimin e vazhdueshëm profesional dhe për rolin e saj në promovimin e transparencës dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike.

Ky vlerësim pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve të KEK-ut, të cilët kanë vendosur transparencën, llogaridhënien dhe komunikimin e hapur në një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes korporative. Përmes kësaj qasjeje, KEK ka forcuar vazhdimisht mekanizmat institucionalë për garantimin e qasjes në dokumente publike, trajtimin profesional të kërkesave të qytetarëve dhe respektimin e plotë të obligimeve ligjore në fushën e transparencës.

Ky sukses është rezultat edhe i punës dhe përkushtimit të zyrtarëve dhe punonjësve të KEK-ut, të cilët çdo ditë kontribuojnë në ndërtimin e një institucioni më transparent, më të hapur dhe më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe interesit publik.

KEK mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të vazhdojë të promovojë kulturën e transparencës institucionale, komunikimit të hapur dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe publikut.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU