Një pllakë simbolike në shenjë mirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zbuluar në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë gjatë vizitës së shefit të CIA-s, William Burns.
Në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive, qëndron mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Joseph Burns të birit të tij, William Burns-it: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”.
Kështu thuhet në njoftimin e AKI – së, ndërsa është bërë e ditur se kjo pllakë është zbuluar nga dy drejtorët Petrit Ajeti dhe William Burns.