No menu items!

Akil Gjakova mposht xhudistin serb në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian

Xhudisti jonë, Akil Gjakova i ka nisur me fitore garat në Kampionatin Evropian për seniorë që po mbahet në Montpellier të Francës.

Gjakova ka fituar ndeshjen e parë, të vlefshme për raundin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti pejan ka arritur të na bëjë krenar duke mposhtur me ‘ëaza-ari’ xhudistin serb, Bajsangur Bagajev.

Në raundin tjetër, Akili do të ndeshet me xhudistin bullgar, Mark Hristov.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, xhudistet nga Kosova fituan dy medalje.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova fitoi të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.