​Aksident i rëndë në Drenas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Drenas, përkatësisht në fshatin Zabel i Ulët.

Raportohet se në aksident janë të përfshira disa automjete. Si pasojë e aksidentit, deri më tani raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet emergjente.

Deri në publikimin e lajmit, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti nuk ka kthyer përgjigje ende për KosovaPress.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar plotësisht në të dy drejtimet.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU